Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Mos e gjurmo ish partnerin në rrjetet sociale
Shpesh në ditët e sotme, të paktë janë ata të cilët mund t’i rezistojnë tundimit për të ndjekur “këmba këmbës” ish-partnerin në rrjetet sociale. Nuk duhet ta bëni këtë pasi do të bëjë që të lëndoni më tepër veten. Askujt nuk i pëlqen të shohë që personi, i cili sa e ka lënë është duke shijuar jetën.
Mos kërkoni të hakmerreni
Është shumë e zakonshme, që të kemi dëshira hakmarrëse në momentin kur dikush na le për dikë tjetër. Gjithsesi nuk duhet të veproni në gjaknxehtësi e sipër duke bërë veprime për të cilat do të pendoheni më pas. Veproni me pjekuri, nuk keni humbur asgjë.
Mos bëj skena në publik
Për çfarë mund të shërbejnë? A do të mund ta kthejnë pas vendimin e ish-it tuaj? Më mirë t’i evitosh. Në mes të atij dhe dinjitetit zgjidh gjithnjë dinjitetin. Nuk ja vlen të “lesh nam” për dikë që nuk dëshiron të jetë me ty.
Mos u përgjëro
E dimë që dhimbja është e madhe, por bëj ç’ është e mundur, mblidh forcat kudo që t’i kesh dhe mos e shkruaj atë mesazhin romantik përgjërues dhe lutës. Ai nuk dëshiron që të jetë me ty dhe lutjet e tua do të shërbejnë thjesht për ta larguar më shumë.
Mos kontakto familjarët e tij
Është normale që pas një marrëdhënie të gjatë, partnerët të kenë krijuar raport edhe me familjarët e njëri-tjetrit. Gjithsesi nëse ndodh që të ndaheni, kurrë mos kërkoni që të përballeni me familjen e ish-partnerit. Ky veprim nuk është i këshillueshëm pasi ju do të vendosnit në siklet veten dhe të tjerët.
Mos e zëvendëso shpejt
Nuk është e detyrueshme që të jesh në një marrëdhënie. Kështu që pas një ngjarje kaq traumatike është e mira që të marrësh pak kohë për veten. Vetëm pasi të kesh sistemuar ndjesitë e tua do të jesh gati emocionalisht për një lidhje tjetër.
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...