
Zbuloni faktet më interesante për 1 prillin, ditën e gënjeshtrave
Gëzuar 1 prillin, Ditën Ndërkombëtare të Gënjeshtrave! Në vijim, ndiqni disa fakte interesante rreth kësaj tradit&eum...
Parfumi është diçka personale, që e bën një person të ndjehet mir si nga ana shpirtërore edhe pamja e jashtme. Por parfumi është edhe një element i joshjes, që ju diferencon nga të tjerët. Ju dëshironi të shkoni diku dhe të gjithë ta kuptojnë se jeni aty, pa pasur nevojën të thoni asnjë fjalë? Kërkoni të impresiononi ndonjë person të veçantë? A nuk do të ishte e mrekullueshme sikur aroma juaj të mbetej tek të tjerët edhe pasi ishit larguar?
Mes zgjedhjeve të shumta që nuk lënë gjurmë, miti I Acqua di Parma Colonia, është parfumi që bëhet njësh me lëkurën tuaj dhe do të shndërrohet në symbol identifikues.
Fillesat e saj Acqua di Parma i pati në një fabrikë të vogël në Parma. Colonia, aroma e parë e krijuar në vitin 1916, përdorej fillimisht për të parfumosur shamitë e zotërinjve. Colonia u bë simbol i vërtetë i elegancës italiane në mesin e njerëzve të famshëm amerikanë dhe evropianë në vitet e para të luftës (1930) dhe pas luftës (1950). Cary Grant, David Niven, Ava Gadner, Eva Turner dhe Audrey Hepburn, ishin ndër admiruesit e pasionuar të Colonia. E cilësuar si aroma e agrumeve, Acqua di Parma Colonia ka në përbërjen e saj livando, rozmarinë, semari, limon siçilian, trëndafil bullgar, jaseminrose bullgare dhe jasemini.
Kjo aromë është përkufizim i sofistikimit, elegancës dhe joshjes. Ka një aromë të pastër që e bën të përkryer dhe përshtatshëm për çdo lloj veshje apo eventi.
Acqua di Parma vjen si aroma e italisë dhe aroma e jetës, dritës dhe thjeshtësisë.
Gëzuar 1 prillin, Ditën Ndërkombëtare të Gënjeshtrave! Në vijim, ndiqni disa fakte interesante rreth kësaj tradit&eum...
Nëse keni kohë që praktikoni të njëjtën rutinë ose nëse e ndryshoni vazhdimisht pasi nuk ju jep asnjë rezultat, n...
Mos na thoni se nuk ju ka shkruar mendja kurrë të lexoni Tarot, qoftë edhe nga kurioziteti i madh për të zbuluar më shumë r...