
Chiffon cake me kakao
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Emër, mbiemër: Anxhi Çeliku
Mosha: 25 vjeç
Profesioni: Përkthyese
Llogaria e “Instagram”-it: Anxhi Çeliku
Kurioziteti na shtyn të eksplorojmë gjithmonë kultura të reja, andaj dëshirojmë që të udhëtojmë jashtë vendit. Por nuk ndodh kështu me Anxhin, e cila u qëndron besnike bukurive të Shqipërisë, pa harruar edhe bukuritë e huaja. Për të, udhëtimet nuk janë thjesht një mënyrë jetese, por pasioni më i madh, prandaj ka hapur një blog për aventurat që bën çdo fundjavë: angieadventures.com.
Në ditarin e saj elektronik, ajo përditëson çdo udhëtim, që nga nisja e deri në kthim. Anxhi thotë se është me fat, sepse pasionin e ka kthyer në stil jetese.
“Mendoj se jam me fat që e kam kuptuar çfarë më pëlqen të bëj dhe ku e gjej veten shpirtërisht e fizikisht. Natyra është burimi kryesor i energjisë dhe pasionit tim.”
Ideja për të udhëtuar çdo fundjavë në një vend të Shqipërisë, ka nisur fillimisht me sportin e alpinizmit, një dëshirë e madhe për të ngjitur çdo mal e për të eksploruar vendet e reja në të cilat nuk kishte qenë më parë. Natyra dhe çdo sport në natyrë janë shtysa kryesore e Anxhit.
“Dua të eksploroj çdo gjë në natyrë: shteg, mal, fushë, kodër lumë etj.”
Fotografitë e saj në rrjetet sociale të përcjellin ndjesinë e lirisë, qetësisë e të një jete pa rregulla. Po kështu janë edhe udhëtimet e saj.
“Nuk kemi asnjëherë një plan konkret. Shumica e udhëtimeve ose janë spontane, e vendosim në çast ku duam të shkojmë, ose e vendosim nga mesjava cilin mal do të ngjisim ose ku mund të shkojmë për kamping, sigurisht duke parë edhe kohën.”
Edhe rezervimet ajo i bën në minutën e fundit. Nuk planifikon se çfarë do të bëjë, thjesht merr një çantë me veshje sa më komode, të posaçme për aktivitetet që ka zgjedhur, dhe niset herët në mëngjes.
Për ju që ende nuk keni vizituar vendet më të bukura të Shqipërisë, ajo sugjeron:
· Liqenet e Lurës. Në këtë periudhë, kur liqenet janë gjysmë të ngrira dhe në male ka ende borë, krijohet një kontrast i mrekullueshëm;
· Gjirokastrën. Mund të eksploroni pazarin e vjetër, kalanë dhe, para se të shkoni në Gjirokastër, mund të ndaloni te llixhat në Përmet: bëni një rrugë dhe vizitoni dy qytete. Gjithashtu, ky qytet njihet për kulturën e tij;
· Ujëvarën e Belcës në Kelmend, Shkodër. Ajo është ujëvara më e bukur e Alpeve tona. Të pasionuarit pas ecjes ose biçikletës, mund të shijojë udhëtimin Valbonë-Theth.
Në udhëtimet e fundjavës nuk ka ndonjë kod të veçantë veshjeje. Secili ka stilin e vet. Anxhi thotë se mund të visheni ashtu si ndiheni më rehat.
Nga: Xhoia Dumi
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Jo shumë trende të viteve '90 kanë arritur të bëjnë një rikthim aq të vrullshëm në modë sa pantallonat ...
Jam i sigurt, e njohin si xha Braho. Pak e dinë që quhet Mehdi Malkaj. Kështu ndodh kur rolin e ke ngopur me kaq lëng, me aq vërtet&e...