Diola Dosti rigjen dashurinë, publikon foton duke puthur biznesmenin nga Kosova
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Floriri dhe argjendi janë ngjyrat tipike të festave të fundvitit, Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, të cilat i has që nga dekori i interierit, deri te veshjet. Të përdorura për festën e Pashkës, këto ngjyra metalesh, ku hyn edhe bakri, bien shumë në sy e mund të cilësohen të veçanta dhe të guximshme... Ka shumë mënyra se si mund të përftojmë vezë bakri, floriri dhe argjendi, disa prej të cilave të përshtatshme vetëm për dekore. Edhe këtu mund të përdorim sprajin akrilik, çka na lehtëson punë dhe kohë, por më meraklinjtë, në internet mund të blejnë bojëra ekologjike.
Teknikat janë të shumta dhe të thjeshta, si lyerja, veshja me letër çokollatash, aplikimi i motiveve apo ngjitja e xixave. Veç vezëve klasike, për dekor kemi zbukuruar edhe vezët e vogla të zogut të shkurtës. Bashkuar me ngjyrat e arit dhe argjendit xixat janë identifikuese për festat e fundvitit, por neve na pëlqen të thyejmë rregullat e të dalim nga rutina.
Kështu, një mënyrë gjithaq e përsosur për të krijuar vezë të arta është ajo nëpërmjet xixave, të cilat mund t’i gjeni në çdo kancelari. Një teknikë sa e shpejtë, aq edhe praktike dhe ekologjike për të përftuar dekore floriri dhe argjendi, është duke i veshur vezët me letrat e çokollatave. Argjendi gjendet ngado, teksa letrën ngjyrë ari e gjeni kryesisht te Ferrero Rocher-i. Para se t’i vishni vezët me këto letra, mblidhini njëherë shuk, për të krijuar një sipërfaqe të rrudhosur, pasi letra e lëmuar nuk duket njësoj bukur.
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjt...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngjes për të parë një mural në for...