Ujori 8 Janar 2019

Mujor TETOR

Ujori

Gëzuar tetorin, Ujorë! Astrologët ju quajnë “jashtëtokësorët e zodiakut” për shkak të prirjes që keni për të menduar jashtë kornizave dhe të mos bëheni palë me askënd. Bëhuni gati, se në tetor tre planetë përfundojnë periudhën e prapavijës dhe të gjithë janë gati të vishen bukur, të dalin, të dëfrejnë dhe të marrin lajme të mira. Në shtator vendosët të shkëputeshit nga mediat sociale për të ndërtuar një marrëdhënie më të shëndetshme, por ne ju sugjerojmë të mos e ktheni kokën pas duke parë se çfarë bën një ish-partner apo një “armik”, pasi do të stresoheni më shumë. Plutoni ju ka shtyrë të reflektoni për marrëdhënien që keni me paratë. Nuk është nevoja t’ju themi se e gjithë bota ka probleme financiare, ndaj kjo mund të jetë arsyeja pse pagesa nuk i shkon për shtat punës që bëni. Krijoni zakone të shëndetshme financiare, por mos harroni se jeni të mrekullueshëm, pavarësisht se sa para keni në llogarinë bankare. Rrethohuni nga miq mbështetës që ju duan edhe kur nuk keni para në xhep. Periudha e hënës së plotë zakonisht është stresuese, por këtë herë mund t’ju ndihmojë t’i jepni fund diçkaje që po e zvarritni prej shumë kohësh. Hëna e plotë mbyll një cikël, ndaj jepini fund një raporti që më shumë ju shqetëson sesa gëzon. Duajeni më shumë veten. Me nisjen e sezonit të Akrepit të frikshëm, bëhuni gati që edhe agjenda juaj të jetë plot e përplot. Muajt e fundit keni bërë një jetë disi të izoluar, ndaj tani duhet të visheni dhe të dilni për të festuar me miqtë. Shijojeni vëmendjen që do të tërhiqni. Marsi, planeti i ambicies, do të kalojë në Binjakë në datën 30 dhe për ju do të nisë ajo periudhë ku do të preferoni përkëdheljet dhe jo raportet e zjarrta, dremitjet në vend të drekave të punës. Bëni qejf këtë muaj, Ujorë!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor