Bricjapi 8 Janar 2019

Vjetor 2021

Bricjapi

Shumë të lindur nën shenjën e Bricjapit u detyruan të ndërronin mënyrë jetese gjatë vitit 2020, duke hequr dorë ndoshta edhe nga një projekt ose një program. Por u parashikua që ndryshimet, edhe ato më të rëndësishmet do të sillnin risi të mëdha, nëse patët guximin të bënit ndryshime rrënjësore. Tani do ta nisni mbarë. Për profesionistët e lirë, por edhe për ata që kanë një aktivitet të pavarur, do të vijë momenti i një stabiliteti më të madh. I vetmi ngërç mund të lidhet me çështjet ekonomike, pasi shpenzimet tuaja mbeten ende të mëdha. Urani vazhdon t’u japë forcë të gjithë atyre që duan të aktivizohen për të bërë diçka të re. Që në janar, deri më 4 mars, Marsi ofron energjinë e duhur për të bërë diçka më shumë. Historitë e parëndësishme do të përfundojnë me një çlirim të madh, si pasojë e ndikimit të Saturnit!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor