Bricjapi 8 Janar 2019

Mujor QERSHOR

Bricjapi

Çështjet profesionale do të zënë vend parësor dhe mund të ndërroni punë në vjeshtë. Ata që duan të hapin një aktivitet nuk duhet të nxitohen, sidomos deri më datë 11. Nëse aktiviteti nuk është më fitimprurës, duhet të përfitoni nga gjysma e dytë e muajit për t'u shkëputur. Ata që presin një vendim gjykate ose një çështje juridike, shumë shpejt do të marrin lajme të mira. Fatlumët do të marrin përgjigje për një kontratë deri në fund të qershorit.

Lidhjet që kanë pasur probleme serioze janë në rrezik këtë muaj. Yjet nuk e favorizojnë shenjën tuaj, ndaj ju këshillohet të tregoheni të kujdesshëm gjatë dy fundjavave të para të muajit. Edhe ata që dashurohen do të përballen me problematika që lidhen me shtëpinë ose fëmijët. Kujdes me fjalët dhe nervozizmin për shkak të tensionit. Lidhjet e krijuara tani janë më pak të rëndësishme dhe aventurat mund të jenë të rrezikshme.

Kërkoni gjithmonë stabilitet te të tjerët, por si për ironi përballeni shpesh me njerëz të pavendosur. Doni të mbroni ata që kanë nevojë, pasi kështu ndiheni më mirë, por nuk mund të jepni pa marrë kurrë gjë. Qëndroni larg polemikave gjatë fundjavave.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor