Shigjetari 8 Janar 2019

Mujor MAJ

Shigjetari

Mirë se erdhët në maj! Muaji do të nisë me romancë, me përvoja që ju mbushin shpirtin. Lajme të papritura vijnë pas datës 5, lajme që lidhen me rutinën ditore në punë. Do t’ju jepen disa përgjegjësi të papritura. Po ndieni nevojën për të bërë diçka ndryshe. Më datë 10, Mërkuri nis prapavijën e tij të famshme dhe në jetën tuaj do të kthehen ish-partnerë, miq konfliktualë që kishit kohë pa i parë, pra persona që do të trazojnë ujërat. Jeni ju që duhet të vendosni kufirin dhe të dini sa do t’i lejoni që t’ju afrohen. Ruani kufijtë dhe kini përparësi nevojat tuaja. Kur Jupiteri të hyjë në shenjën tuaj, edhe fati do të ndryshojë. Takime të reja, mbrëmje romantike, do të keni kohë të kujdeseni apo të kryeni aktivitete për veten. Më datë 15, eklipsi hënor në Akrep do të sjellë fundin e diçkaje, me gjasë kjo një marrëdhënie sentimentale. Mos u shqetësoni se fillime të reja ju presin dhe janë shumë afër. Mos ndrydhni ndjenjat për dikë që nuk ia vlen, pasi nuk zë më hapësirën tuaj, që ju e keni kaq të nevojshme. Dielli hyn në Binjakë më datë 20 dhe ju do të kujdeseni më shumë për partnerët. Disa do të zyrtarizojnë lidhjet e tyre të gjata. Cilido qoftë statusi që keni, zemra e di që ai/ajo është i duhuri. Planeti i Marsit do ta trazojë më shumë jetën romantike. Do të keni shumë ftesa për takime apo evenimente sociale, dhe në fund të ditës do të ndiheni të lodhur. Planet i harmonisë, Venusi do t’ju ndihmojë që të përqendroheni më shumë te karriera në datën 28. Ndoshta ka ardhur momenti për një ngritje në detyrë? Do të gjeni dashurinë në punë? Mos përjashtoni asgjë. Hëna e Re sjell shpresa të reja.

 

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor