Virgjëresha 8 Janar 2019

Mujor SHKURT

Virgjëresha

Puna kërkon të sforcoheni më shumë. Nuk keni planetë armiqësorë, me përjashtim të Venusit, i cili tregon se një punë e madhe po ju mban larg dashurisë. Mërkuri do t’ju favorizojë deri të shtunën e datës 11. Ata që janë në kërkim të një pune të re duhet të zgjerojnë rrezen e kërkimit. Kush është duke pritur një përgjigje, të përveshë mëngët para marsit. Ka ardhur koha të vlerësoni idetë tuaja, të cilat do t’i japin frytet në vjeshtë. Nëse jeni punonjës të pavarur, duhet t’i strukturoninë mënyrë më racionale të gjitha nismat tuaja. Firmosni kontrata, blini prona, duhet ta shfrytëzoni këtë periudhë të mirë. Datat më interesante do të jenë 16 dhe 17. E hëna e datës 20 do të jetë disi e vështirë në ambientin e punës. Kujdes në marrëdhëniet me eprorët dhe kolegët.

Në fushën e ndjenjave ka tension, por me pak vullnet të mirë, do të arrini t’i kaloni ato zënkat e vogla. Koha që i kushtoni punës ju pengon për të qëndruar me partnerët. Mos u përfshini kaq shumë në problemet profesionale. Historitë që lindin gjatë pjesës së parë të shkurtit duhen peshuar dy herë. Nëse raportet tuaja kanë baza të forta, atëherë s’keni pse të shqetësoheni. Ata që kanë marrëdhënie paralele, duhet të marrin një vendim. Nuk ju mungon dëshira të shprehni sa më shumë sensualitetin tuaj. Bëni shumë kujdes më datë 20, pasi do të ndiheni shumë nervozë. Pagjumësia do t’ju shqetësojë, sidomos mes datave 20-26, ndaj duhet të rifitoni qetësinë. Ndonjëherë është më mirë të heshtësh që të shmangësh ndërlikimet, por edhe të mbani gjithçka përbrenda është problem i madh.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor