Gaforrja 8 Janar 2019

Mujor MAJ

Gaforrja

Ja ku erdhi dhe maji dhe për të lindurit në shenjën e Gaforres është një periudhë e mirë. Në sektorin tuaj profesional priten ngritje në detyrë apo vlerësime financiare. Do ta gjeni veten duke krijuar kontakte të reja, që do t’ju ndihmojnë me trajektoren në ngjitje të karrierës suaj.  Më datë 5 maj do të merrni lajme të papritura që do t’ju intrigojnë, por edhe do t’ju vënë në lëvizje. Mos kini frikë të hyni në rrugë të panjohura për ju. Më datë 10 nis kalimi në prapavijë i Mërkurit. Ky do të jetë një moment i fuqishëm për të reflektuar për sjelljet tuaja në të shkuarën apo për ngjarje që ju kanë lënduar. Duke kaluar kohë me veten dhe duke pyetur nënndërgjegjen tuaj do të kujdeseni edhe për shëndetin tuaj mendor.  Jupiteri gjithashtu do të ndikojë në karrierën tuaj. Puna e madhe dhe përpjekjet do të shpërblehen. Jupiteri kalon në sektorin tuaja profesional një herë në 12 vjet, ndaj shfrytëzojeni. Mos kini frikë t’u kërkoni shefave se çfarë doni. Eklipsi hënor në Akrep do të sjellë plot drama. Kanalizojeni energjinë tuaj më shumë në sferën e krijimit. Çfarë nuk ju pëlqen, lëreni të dalë nga jeta juaj. Dielli kalon më datë 20 në Binjakë, ndaj pas kësaj date do të qetësoheni disi. Kohët e fundit keni qenë në vëmendjen e të gjithëve, ndaj mos kini frikë të rrini vetëm. Ndoshta është më mirë të caktoni një ekuilibër të ri mes punës dhe jetës. Më datë 24, Marsi kalon në Dash. Edhe ky kalim prapë ka në fokus karrierën, vetëm se këtë herë do të sjellë disa tensione. Keni kolegë që ndonjëherë e teprojnë me reagimet e tyre, por kjo nuk do të thotë medoemos se duhet të irritoheni. Në fund të muajit do të krijoni miqësi premtuese dhe me energji të reja. Hëna e Re sinjalizon edhe për ju një kapitull të ri.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor