Siç nuk i keni parë asnjëherë, VIP-at shqiptarë pastrojnë stallën dhe mjelin lopën në “Ferma VIP”
“Ferma VIP” një reality show ndryshe që ka sjellë në vendin tonë një program me shumë vlera por edhe për t...
Mund të eksperimentoni me modelet e ngjyrat e flokëve, sa të lodheni, por këtë gjë nuk duhet ta bëni kurrsesi disa muaj para ditës suaj më të rëndësishme: dasmës! Më poshtë do të listojmë gabimet trashanike dhe të pafalshme që një nuse bën me flokët në ditën e dasmës së saj !
Nuk vendosë flokë shtesë
Sado volum t’u japë krehja flokëve, të gjithë parukierët pohojnë se disa shtesë flokësh do bëjnë që çdo model që qëndrojë më mirë ! Mos nënvlerësoni dhe mënyrën sesa të hollë duken flokët në foto, gjë që mund ta shmangni me shtesat e flokëve.
Nëse mendoni të ndryshoni ngjyrë, merreni këtë vendim një javë para ditës së dasmës.
Mos lejoni që parukieri t’ju lajë apo t’ju presë flokët ditën e dasmës! Flokët duhen larë të paktën një ditë më parë, ndërkohë një prerje e re i shkon përshtat formës së kokës të paktën një javë më pas. Veç saj fundet e flokëve të sapoprerë mund të jenë tepër të pabindur ndaj modelit që parkuieri ka ndërmend. Rekomandohet gjithnjë një hendek prej gjashtë muajsh nga hera e fundit e prerjes së flokëve deri ditën e dasmës.
Merrni vitamina biotin , sapo të planifikoni ceremoninë e dasmës.
Mos i lini eksperimentet për këtë ditë. Jepni aprovimin vetëm për gjërat që e dini që ju shkojnë.
Mos harroni modelin e fustanit ! Stiloni flokët në një mënyrë që t’ju shkojnë me prerjen e këtij të fundit ! Një qafë e mbyllur kërkon gjithmonë flokë të kapur, ndërkohë modelet e lëshuara shkojnë përshtat me fustanet e hapur e me shpatulla përjashtë.
“Ferma VIP” një reality show ndryshe që ka sjellë në vendin tonë një program me shumë vlera por edhe për t...
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në aeroportin Charles de Gaulle të Francës, si pasojë e një sulmi të organizuar...
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...