
Chiffon cake me kakao
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Të flasësh për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, duket se është një ide e mirë në çdo periudhë të vitit (të paktën fill pas mbarimit të pushimeve të verës) E në fakt sipas shkencëtarëve, mirë bëjmë. Të presësh festat, e të dekorosh shtëpinë apo bredhin disa javë përpara, nuk ju bën gjë tjetër, veçse më të lumtur.
Sipas psikologut Steve McKeoën, dekorimet e festës lidhen ngushtë me kujtimet më të bukura të fëmijërisë dhe hapja e këtij shtegu gjatë kësaj kohe magjike duket se na mbush me emocione! Krishtlindjet dhe Viti i Ri ngjallin ato ndjenja të forta pozitive të fëmijërisë, të cilat lënë gjurmët e tyre edhe shumë vite pas kësaj periudhe.
Psikoterapisti dhe autori i 13 Things Mentally Strong People Don’t,, Amy Morin, gjithashtu pohoi për Cosmopolitan se nostalgjia që shkaktojnë festat e fundvitit ndihmon njerëzit të lidhin me të kaluarën e tyre dhe ndihmon njerëzit të kuptojnë më mirë identitetin e tyre. “Për shumë njerëz, vendosja e zbukurimeve të Krishtlindjeve është një mënyrë për t'u rikthyer në fëmijërinë e tyre". Të jetë kjo vallë arsyeja përse Kryebashkiaku i Tiranës e nxorri që me 31 tetor, pemën e Vitit të Ri në shesh?
Pra, në vend që të çuditeni me dikë që fillon të dekorojë shtëpinë fill pas natës së Halloween-it (si lali Eri me pemën në Sheshin Skënderbej) bëni mirë ta provoni si praktikë
Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings PËRBËRËSIT: 400 g vezë (të peshuara pa lëvozhgë), ...
Jo shumë trende të viteve '90 kanë arritur të bëjnë një rikthim aq të vrullshëm në modë sa pantallonat ...
Jam i sigurt, e njohin si xha Braho. Pak e dinë që quhet Mehdi Malkaj. Kështu ndodh kur rolin e ke ngopur me kaq lëng, me aq vërtet&e...