Bukuria per meshkujt 29 Maj 2018

Gaspard Ulliel imazhi i parfumit BLEU DE CHANEL

Bukuria per meshkujt

channel

Nëse ju jeni një fans i parfumit mashkullor Bleu de Chanel, padyshim e njihni Gaspard Ulliel. Aktori francez nuk është vetëm fytyra e re e aromës, por përfaqëson edhe zotin Chanel. Filmi i ri i reklamës së Chanel për aromën e burrave, Bleu de Chanel, tregon Gaspard Ulliel duke luftuar  me presionin e të qënit një aktor i famshëm dhe dëshirës për të udhëhequr një jetë normale ...

Klipi tregon Ulliel ndërsa ai luan rolin e një ylli kinemaje të trazuar, në tentativë për tu larguar nga fansat, duke u përpjekur të gjejë paqen e brendshme në shtëpinë e tij para plazhit. Klipi mbaron me Ullielin që qëndron vetëm, dhe në paqe, sikur të udhëhiqet nga një zë i brendshëm i cili i thotë atij: "Do të bëhesh gjithmonë ai që je ... Bleu de Chanel."

Gaspard Ulliel shprehet për klipin:  "Më pëlqen mënyra se si ky njeri ka evoluar, është pothuajse sikur të ishim në të njëjtin ritëm. Ai vazhdimisht kërkon të shpërthejë me bindje ndaj diktateve të shoqërisë. Ai tallet me paragjykimet dhe është i lumtur me veten, por qasja e tij tani është më shumë mendore sesa fizike. Këtë herë, ai është në arratisje nga vetvetja. Mendoj se kjo është një filozofi e vlefshme, sidomos në ditët e sotme në botë. Ai është i sinqertë dhe vazhdimisht i vë gjërat në pikëpyetje, që do të thotë se ai vazhdimisht përpiqet të kuptoj kush është dhe të rilidhet më botën.’’

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor