Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
E kujt mund t’i rezistojë syve të një qenushi tek “ju lutet” për pak nga ushqimi juaj? Ndonëse duket sikur katërputrakët munden të hanë gjithçka, veterinerët na ndalojnë t’u japim kafshëve tona shtëpiake këto ushqime.
Arrat macadamia prishin ekuilibrin e florës intestinale të qenit duke e bërë atë të ndihet keq.
Qepë/hudhra- ushqimet që bëjnë pjesë në familjen “allium” mund të dëmtojnë qelizat e kuqe të gjakut, duke rrezikuar që qeni të preket nga anemia.
Nëse e dini që qeni juaj është intolerant ndaj laktozës, mbani larg tij ushqimet si djathë, qumësht, akullore.
Brumi i papjekur gjithashtu mund të shkaktojë probleme me aparatin tretës të qenit duke i shkaktuar atij sëmundje që mund t’i marrin dhe jetën.
Nëse avokadoja është një frut shumë i shëndetshëm për njerëzit, për qenin tuaj është rreptësisht i ndaluar.
Kumbullat dhe pjeshkat/ rreziku vjen nga farat e këtyre frutave.
Kafeina mund të shkaktojë vjellje, dehidratim, dhimbje barku dhe çrregullim të rrahjeve të zemrës tek qeni juaj.
Rrushi rrit rrezikun e sëmundjes së veshkave tek katërputraku juaj.
Karbohidratet e bukës së bardhë mund të shkaktojnë probleme të pankreasit tek qeni. GoodHouseKeeping/ LIVING
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...