Specialistët Living / 16 Shkurt 2018, 10:12

Sara na tregon 7 truket e makeup-it për fillestarët

trukese

Fillestarë, mirë se erdhët në botën fantastike të makeup-it ! Nëse mendoni se jeni gati të mësoni mbi makeup-in ,por nuk keni akoma guxim të krijoni një look, këto janë truket e mia për ju!

Truku Nr.1 :Foundationi përpara Concealerit 
Harroni çfarë keni dëgjuar deri tani mbi concealerin përpara foundation-it . Kur të aplikoni foundation-in, kujdesuni të mos vendosni produkt poshtë syve . Në këtë mënyrë shtresa e concealer-it do të neutralizojë pigmentimet poshtë syve dhe gjithashtu do të ndriçojë sytë e lodhur.

Truku Nr.2 : Concealer ne vend teprimerit !
Nuk është e nevojeshme të harxhoni para për të blerë një produkt si primeri I syve . Mjafton të perdorni concealerin tuaj si te tillë. Ky truk do t’ju ndihmojë që makeupi I syve të zgjasë gjatë gjithë ditës. KUJDES! Jo çdo concealer mund të krijojë këtë efekt. Disa që krijojnë rrudha ose mbledhin produkt në linjat e rrudhave, mund të ekgjazegjrojnë linjat e kapakut të syrit e gjithashtu të bëjë të kundërtën e asaj që duam të arrijmë.

Truku Nr.3: Përdor Bronzer për sytë!
Nëse zona e tranzicionit tuaj është e fshehur në kapakun e syrit, bronzeri eshte ketu për të ndihmuar! Merrni shumë pak broncer dhe aplikojeni në zonën e tranzicionit për ti dhënë një efekt zmadhues syrit tuaj.

Truku Nr.4: Ndriçoni sytë tuaj
Të njëjtin ndriçues që përdorni për kockën e mollëzave ose për pikat më të larta të fytyrës tuaj, mund ta aplikoni dhe në sy me një furçë te njomë, për të bërë që sytë tuaj të shkëlqejnë!

Truku Nr.5 :Pomada e eyeliner-it.
Nëse përdorni një pomade eyeliner-i , e dini se thahet shumë shpejt. Riaktivizojeni pomadën me pika sysh, përzijeni shumë pak dhe ja ku keni pomaden tuaj si të re!

Truku Nr.6: Buzekuqi i bërë vetë
Më ka ndodhur aq shpesh të thyej pudra , e sidomos blushe nga shpejtësia. Mos e hidhni ! Merrni pak vazelinë, pak vaj menteje, miksojeni me blushin e dëmtuar dhe ta gezoni buzëkuqin tuaj të ri!

Truku Nr.7 :Buzëkuqi si Blush
Ky është një truk perfekt për fillestarët, pasi sigurisht, secili prej nesh do të bëjë shumeë më pak ! Mjafton të prekni lehtë buzekuqin me duar dhe aplikojeni direkt ne mollëzat tuaja.

Shpresojt’ju ketë pëlqyer dhe ndihmuar kyartikull . Ndiqni videon per me shumë truke dhe detaje !

Lexohemi të enjten , Sara Karaj !

Horoskop