A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Ne një udhëtim të fundit në Itali, isha ulur në një darkë me disa mikesha. Restoranti ishte thuajse i mbushur me tavolina të ndryshme, por në krahun tonë ishte një grua që po darkonte vetëm. Po shijonte një gotë verë dhe makarona me tartuf, ndërkohë po lexonte edhe një libër.
“Auuuu” tha njëra prej vajzave në tryezë, me një pamje të dëshpëruar. “Sa e vetmuar që qenka!”. Komenti i saj shkaktoi menjëherë debat në tryezë.
Vajza që qëndronte vetëm karakterizohej nga stereotipi i filmave apo letërsisë, ndër shekuj. Po udhëtonte vetëm, ishte në kërkim të dashurisë apo, me keq akoma, ishte zemërthyer. Ndoshta asgjë nga këto nuk kishte ndodhur.
Po sikur një grua të jetë duke udhëtuar vetëm pa asnjë arsye? Po sikur të dojë të nohë kultura të reja dhe të shijojë pak kohë me veten. Njerëzit që po udhëtojnë vetëm, me shumë mundësi për të njohur veten, po shtohen gjithnjë e më shumë. Ndonjëherë duket e frikshme, ndonjëherë e rrezikshme, por mendoj që janë përvoja që duhet t’i provojmë të gjithë, të paktën një herë, edhe nese jemi te martuara e me femije.
Pas asaj ngjarje unë udhëtova vetëm më shumë se një herë dhe kam kuptuar që s’kisha shijuar asgjë kaq të mirë.
Shkoj atje ku dua, ha gjërat që më pëlqejnë pa u përpjekur t’I përshtatem të tjerëve, pra, bëj çfarë të dua dhe kënaqem pafund.
LIVING/ Burimi:ELLE
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...