Si te udhetosh me low cost? 6 Gusht 2013

Të udhëtosh low cost

Si te udhetosh me low cost?

Ndryshe nga ajo çka mendoni, të kursesh do të thotë të jesh i mirëinfromuar mbi vendet që do të vizitoni dhe të zgjidhni alternativat e duhura.

Vizitat e ndryshme historiko-kulturore mund t’iu bëjnë të shpenzoni shumë. Megjithatë ka disa mënyra praktike për të kursyer:

Në qoftë se keni fëmijë nën moshën 5 vjeç atëherë vizitat në muze të ndryshëm është përgjithësisht falas. Ju mund të përfitoni shumë në rastet kur jeni një familje me të paktën 3 pjesëtarë (2 të rritur dhe 1 fëmijë), duke marrë biletën e parë me çmim të plotë dhe të tjerat me çmim më të ulët. Ndërsa nëse vizitoni një qytet në fillimin e muajit, përfitoni për të vajtur të dielën e parë në muze, hyrja është falas. 

Zgjidhni aktivitetet dhe vizitat në vendet që janë falas. Ato janë interesante për të vegjlit dhe të rriturit njëkohësisht. Ka gjithmonë aktivitete për të cilat ju nuk paguani asgjë, duke ulur kostot dhe duke përfituar në maksimum nga një udhëtim me pak shpenzime. 

Nisja në minutën e fundit

Të prenotosh pushimet 3 ose 5 muaj në avancë nuk është më e nevojshme. Sot, të zgjedhësh destinacionin në minutën e fundit mund të jetë shumë më interesante nga ana financiare.

Arsyeja është fare e thjeshtë. Kompanitë e udhëtimeve online dhe linjat ajrore synojnë një numër të caktuar udhëtarësh. Nëse ata nuk e arrijnë këtë qëllim, ata domosdoshmërish do të ulin tarifat. 

Një  mjet tjetër transporti i lirë është edhe autobusi. Mund të jetë një rrugë më e gjatë por me kosto më të ulët.

Makinat me qira mund të jenë një alternativë e mirë, sidomos nëse udhëtoni me familjen ose miqtë. Nëse ju udhëtoni me makinë, atëherë merrini me vete të  gjitha ushqimet bazë  të  cilat do t’iu kushtojnë  më  lirë  se në destinacionin turistik. 

Gatuani në shtëpi në vend që të  hani jashtë çdo ditë. Përveç kursimeve, ju kontrolloni dietën tuaj të mirë.

Nuk kushton asgjë të provoni....Udhëtim të mbarë

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor