Modë / 22 Qershor 2016, 09:24

Babai mbështet djalin, tatuazhi i njëjtë me shenjën e operacionit

tatu

Kur fjalët nuk mund të shprehin ndjesitë tona, veprat arrijnë ta bëjnë më së miri. Tatuazhi i një babai është përhapur me shpejtësi në rrjet dhe ka përlotur mijëra njerëz. Operacioni në tru, për të hequr një tumor kanceroz, i ka lënë një vogëlushi një shenjë të dukshme në kokë. Gabriel Marshall, babai i djalit vendosi se të njëjtën shenjë duhet ta kishte dhe ai për të mbeshtetur djalin e tij. Shenja e operacionit është identike si tatuazh në kokën e babait.
“Nëse njerëzit do të ngulin sytë, ti mos u shqetëso ! Të paktën do të na shohin të dyve ", tha Marshall në një intervistë për  BuzzFeed.

Horoskop